Sherr me thika në Londër, vdes në spital 22 vjeçari nga Shqipëria

0
104

Emiljano Hasanpapaj është 22 vjeçari nga Shqipëria që ka ndërruar jetë këtë javë në Londër. I riu është përfshirë në një sherr me thika të martën, më datë 11 Korrik 2023, dhe ka shkuar në një spital në Londrën Veriore i plagosur.

Mediat britanike shkruajnë se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Emiljano Hasanpapaj ka ndërruar jetë.

Policia u thirr në orën 23:50 të së martës, për raportime se një grup njerëzish po ziheshin në Berkshire Gardens. Në të njëjtën kohë, Emiljano ishte nisur drejt spitalit. Detektivët kanë nisur hetimet për vrasjen dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Caroline Haines, komandante e policisë lokale në Enfield dhe Haringey, tha: “Çdo vdekje në rrugët e Londrës është një tragjedi dhe një ekip i përkushtuar oficerësh po punojnë për të mbledhur së bashku se si humbi jetën ky njeri.”

Një 24-vjeçar i arrestuar si i dyshuar për vrasje është liruar me kusht nga policia deri në një datë gjyqi në tetor. Familja e Emiljano Hasanpapaj po mbështetet nga oficerë të trajnuar posaçërisht, pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here