Ishte dënuar me 11 muaj burg, arrestohet mjeku në Tiranë

0
106

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar mjekun Ilir Hoxha 52 vjeç.

Raportohet se mjeku është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 muaj e 25 ditë burg për akuzën se ka falsifikuar dokumentet shëndetësore për bizneset që nuk respektonin rregullat anti COVID.

Emri i mjekut doli, edhe gjatë operacionit të urdhëruar nga SPAK, që çoi në pranga 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore, të cilët përfituan nga situata e pandemisë së COVID duke shpërndarë tampone për të përfituar lekë.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit ndaluan shtetasin në kërkim Ilir Hoxha, 52 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 11 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here