Të varfrit në Shqipëri kanë pamundësinë më të madhe në Europë për të siguruar ushqim

0
100

Në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë, një pikë përqindje (pp) më e lartë, krahasuar me vitin 2021 (7.3%). Për Shqipërinë, të dhënat i përkasin vitit 2021, por ato janë ndër më të lartat në Europë, duke reflektuar pamundësinë për të blerë dhe përgatitur ushqimin e duhur.

Sipas Eurostat, 67.9% e njerëzve në rrezik varfërie në Shqipëri, në vitin 2021 nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë, mëse tre herë më e lartë sesa mesatarja europiane.

Kjo shifër është më e larta në Europë, ndërsa nuk raportohen të dhënat për Kosovë. Pas nesh vjen Turqia, me 62.9%, Maqedonia e veriut 54.8%, Bullgaria 44.9, Serbia 37%.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here