Nga Petrit Vasili
Qeveria e rilindjes arrin Everestin e injorances te shekullit.
Nga 1001 netet, tek percudnimi i Naimit e deri tek Don Kishoti “shqiptar”,qeveria e rilindjes duhet te kishte ikur nga syte kembet per injorancen e frikshme te saj. Por e drejtuar nga nje shkollepak si Edi Rama, qe eshte edhe shume me i paditur dhe thellesisht injorant se sa damlla vartesit e vet, qeveria gjallon shemtueshem ne zgjyren e injorances.
Ne 5 maj te 2018 zv.kryeministrja Senida Mesi keput nje gafe te padegjuar duke quajtur 1001 yje librin e shumenjohur Yje te pashuar. 1001 netet dhe yjet e pashuar jane larg nga njeri tjetri sa hena me token.Ja c’tha Mesi: “Në shtëpinë time të vjetër, kur kam qenë fëmijë kam lexuar librin “1001 yje” që flet për dëshmorët”- tha Mesi.
Ministri i jashtem bedel Gent Cakaj bluante injorancen e vet ne vargjet e Naim Frasherit ne Sumittin e Diaspores dhe thoshte me buzeqeshje idiote brockulla te nje injorance te padegjuar dhe ja ç’thoshte:
“Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur…
Sigurisht zenitin e injorances se ministres per mardheniet me parlamentin Elisa Spiropali nuk e arrin kush.Mund te quhet pa asnje medyshje Everesti i injorances, sepse Don Kishoti dhe Servantesi i pavdekshem u bene shqiptare. Lexojeni vete dhe shijojeni kete gafe monumentale.Ja c’thote me shume autoritet Spiropali:
“Është një qasje prej Don Kishoti, por në fakt as ky nuk është një termi i duhur. Don Kishoti është një figurë romantike dhe shumë komplekse e letërsisë shqiptare.”
Qani dhe qeshni miq s’u mbetet te beni tjeter….