Meta: Mohimi i gjenocidit dhe projektet ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë !

0
101

Kryetari i PL, Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me rastin e 28-vjetorit të gjenocidit serb në Srebrenicë. Meta shkruan se mohimi i gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe frymëzuesve të saj, si dhe përpjekjet për të ringjallur fantazmën e Millosheviçit dhe Jugosllavisë, të fshehura pas projekteve ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të merituar.

Postimi i plotë:

Nderojmë sot me dhembje kujtimin e mijëra viktimave të pafajshme të masakrës së Srebrenicës!

Mohimi i gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe frymëzuesve të saj, si dhe përpjekjet për të ringjallur fantazmën e Millosheviçit dhe Jugosllavisë, të fshehura pas projekteve ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të merituar.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.

No photo description available.

May be an image of 2 people

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here