Këshilli i Mandateve për Ahmetaj, Salianji-Felajt: Je pjesë e dosjes, ndaj nuk do diskutim me dyer të hapura

0
121

Deputetët demokratë Ervin Salianji dhe gazment Bardhi kërkuan sot që mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, ish-zv.Kryeministër, të zhvillohej me dyer të hapura.

Por ishte deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, e cila ka kundërshtuar, duke mbështetur kështu kërkesën e SPAK që mbledhja të zhvillohej pa praninë e mediave, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Edhe pse dosja ka rrjedhur, ndërsa mediat kanë publikuar pjesë të saj, madje fashikuj të tërë, sërisht nga SPAK është insistuar që mbledhja e Këshillit të Mandateve të zhvillohej me dyer të mbyllura. Kjo kërkesë është mbështetur nga deputetë të PS-së, veçanërisht deputetja Felaj.

Akuzat e opozitës

Salianji-Felajt: Je pjesë e dosjes, ke konflikt interesi, ndaj kërkon mbledhje me dyer të mbyllura

Bardhi-Felajt: Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi!

Mazhoranca ka frikë që shqiptarët të mësojnë të vërtetën për inceneratorët. Po ndihmon Ahmetajn që të arratiset dhe SPAK mos ta kapë atë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here