Dhjetë vjet pa Ministër të Brendeshëm kthyen krimin në sundues dhe Ramën në të punesuar te tij!

0
94

Nga Petrit Vasili

Dhjete vjet pa Minister te Brendeshem kthyen krimin ne sundues dhe Ramen ne te punesuar te tij!

Edi Rama me qellimisht e ka lene Shqiperine per plot dhjete vjet pa Minister te Brendeshem sepse ka qene ai vete Ministri i Brendshem i vertete.

Ne keto dhjete vjet pa ministri te brendshme i eshte krijuar hapesire veprimi pa fund per narkotrafikun, bandat kriminale dhe pastrimin e parase.

Ministra te larguar turpshem dhe te kompromentuar, thjesht vegla qorre ne duart e Edi Rames nga njera ane dhe krijimi i narkoshtetit nga ana tjeter keto jane dy anet e se njejtes fytyre te narkoMinistrise se Brendeshme.

Tahiri i burgosur per perfshirje narkotrafik, Xhafaj i larguar ne menyre te perbuzur dhe me vellain narkotrafikant, Lleshaj nje dhunues i perbindshem i opozites, qe mbuloi sa here Tiranen me gaz te helmuar dhe qe rrinte duarlidhur para trafikut i larguar turpshem edhe ai, Çuçi nje minister i familjes kryeministrore ku skandalet nuk kishin te sosur deri ne shkaterrimin de facto te policise se shtetit edhe ky i larguar sic deshi Rama, dhe me ne fund qershia mbi torte eshte Balla, qe e ka mbyllur misionin pa hyre ne zyre, me trajektoren nga Rrajat, tek vrasja e Xhuvanit ne Elbasan e duke vazhduar tek Toyta Jaris e lidhje me bandat etj etj skandale pa fund.

Drejtoret e pergjithshem te policise te vendosur e te larguar sipas qellimeve te Rames jane hequr dhe vene duke mos permirsuar asgje, por thjesht kane bere figurantin e radhes dhe pastaj jane larguar duke mbyllur gojen e duke i qendruar omertës se heshtjes.

Pra per dhjete vjet, rendi publik, dhe siguria e qytetareve nuk kane ekzistuar realisht dhe krimi ka komanduar duke pasur nje Polici Shteti, qe trembej, i sherbente dhe i perulej krimit, por nuk ndeshej kurre me te.

Per dhjete vjet kemi pare vetem qe narkotrafiku eshte gjigandizuar duke pasur mbeshtetjen, mbrojtjen dhe bashkepjesmarresen e Policise se Shtetit.

Nuk kane te numeruar komisaret dhe drejtuesit e policise te perfshire ne narkotrafik.

Policia e shtetit me te gjitha segmentet e saj ka sherbyer si krahu i armatosur i qeverise per grabitjen mafioze te zgjedhjeve, duke u perfshire vete ne menyre direkte dhe duke mbeshtetur bandat kriminale per vjedhjen e shitblerjen e votave.

Nuk kane te numeruar rastet e dhunes se pashpirt te policise ndaj qytetareve deri edhe vdekjet e renda ne paraburgime.

Policia ka vrare qytetare te pafajshem si ne rastin e Klodian Rashes dhe eshte sjelle si kriminele duke sajuar prova te rreme e duke mashtruar publikisht pa i hyre nje gjemb ne kembe.

Policia ka dhunuar ne menyre shtazarake opoziten dhe te drejtat demogratike te qytetareve per te protestuar duke mos pare moshe, qe nga te rinj 13- 14 vjecare e deri te moshuar ne moshe te thelle e gra shtatzana.

Policia ka mbeshtetur me dhune operacionet e paligjshme te qeverise ne rrembimin e pronave dhe banesave te qytetareve duke mos kursyer edhe jeten e shendetin e tyre.

Ne prani te kesaj policie shteti, krimi i organizuar ka kryer atentate pa fund ne mes te qyteteve tona deri edhe ne mes te Tiranes ne mes te dites dhe asnje shqetesim nuk i ka ardhur prej saj.

Policia nga mbrojtse e qytetareve eshte kthyer ne nje informatore e bandave dhe krimineleve duke i ndersyer ato kunder qytetareve te thjeshte.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit te drejtuara de facto nga Edi Rama dhe de jure nga kukullat e tij te inkriminuara ka thelluar ne menyre kritike negative te gjithe treguesit dhe duke mos permirsuar e ndryshuar qellimisht asnje prej tyre.

Objektivi i vetem i policise se shtetit ka qene dhunimi, survejimi, inskenimi i operacioneve mafioze policore dhe presioni i eger policor ndaj opozites politike dhe i te gjithe aktivitetit te saj per llogari te Edi Rames.

Mjaft shefa policie maskarenj dhe te inkriminuar deri ne fyt jane ngritur ne detyre per meriten e zellit te tyre ne shtypjen e i opozites dhe protestuesve.

Ne dhjete vjet pa Ministri te Brendeshme u krye instalimi i narkoshtetit, qe po shkaterron sigurine, jeten dhe shpresen e qytetareve.

Emerimi i Taulant Balles eshte prova finale asgjesuese, qe Edi Rama nuk eshte me as aksioner ne qeverisje, por eshte thjesht dhe vetem nje i punesuar nga krimi per te bere kryeministrin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here