Indrit Hoxha për shqiptarët në Londër: Shkaktari kryesor i kësaj gremine ku është futur Shqipëria është Rama. Pa ju Shqipëria nuk ia del dot !

0
128

Sekretari i Diasporës dhe kandidati i dalë nga “Primaret” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, është shprehur se Shqipëria po shkon drejt varfërisë ekstreme. Komentet Hoxha i bëri gjatë takimit virtual me shqiptarë të Londrës, ku kërkoi kontributin e tyre që sipas tij, bashkitë t’u kthehen qytetarëve.

Ai shtoi se Edi Rama është shkaktari kryesor i gjendjes ku ndodhet vendi dhe tha se Vora është kthyer në një simbol të krimit.

“Të dashur bashkëatdhetarë dhe demokratë. Ajo që kam vënë re gjatë gjithë kësaj kohe është se bashkatdhetarët kanë një lidhje të madhe me vendin tonë. Kohët e fundit nuk janë aspak pozitive. Vendi po shkon drejt varfërisë ekstreme. Shkaktari kryesor i kësaj gremine ku është futur Shqipëria është Edi Rama. Jo më kot me Berishën kemi zhvilluar takime me shqiptarët e diasporës.

Ju keni luajtur një rol të rëndësishëm dhe keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare. Shqiptarëve duhet tu garantojmë votën. Ky është një moment historik dhe vendimtar dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë detyrë që na kanë ngarkuar qytetarët. Kam marrë përsipër të drejtoj Bashkinë e Vorës. Vora është simboli i krimit të Edi Ramës. Bashkia do të jetë e qytetarëve pas 14 majit, ashtu si do të jenë shumica e bashkive në vend. Prandaj ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj beteje për të mirën e Shqipërisë. Pa ju Shqipëria nuk ja del dot”, u shpreh Hoxha

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here