Escobar: Partneriteti ynë është me popullin, jo me partitë. Nëse Kurti refuzon planin e BE..

0
150

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta humbasë mundësinë nëse refuzon të zbatojë planin e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Sipas agjencisë kroate të lajmeve, Hina, ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me një grup gazetarësh kroat të premten në Zagreb, ku qëndroi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

Zoti Escobar citohet të ketë thënë se ka shenja që Beogradi është i gatshëm të pranojë kërkesat evropiane për dalje nga kriza, duke theksuar se nuk mund ta thotë të njëjtën gjë për kryeministrin Kurti.

“Ne shpresojmë që ai në një moment të plotësojë kërkesën evropiane dhe amerikane”, ka thënë Escobar.

pyetur rreth pasojave që mund të ketë refuzimi i planit evropian dhe nëse një nga to mund të jetë tërheqja e trupave të KFOR-it, zoti Escobar ka theksuar se kjo “nuk është në tavolinë”.

“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e saj, jo me një parti apo një figurë politike”, citohet zoti të ketë thënë ai.

Kërkesat perëndimore përfshijnë pezullimin e operacioneve policore, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here