Covid-19/ Basha: Rama i vonuar, nuk mori parasysh asnjë nga propozimet tona, për 4 oligarkë pagoi 22 mln brenda ditës…

0
81

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, komentoi propozimet e bëra nga PD për situatën e krijuar për shkak të pandemisë. Duke folur për emisionin Java në RTSH, Basha tha se qeveria dha vetëm 10 milionë euro për qytetarët në 1 muaj, kurse për 4 oligarkë dha 22 milionë euro në një ditë.

Pyetje: A janë propozimet tuaja realiste?

Lulzim Basha: Janë jorealiste, nëse Rama do të vazhdojë të mbajë ngrohtë xhepin e oligarkëve. Nëse do të vazhdojë t’i japë miliona Klodian Zotos dhe bandës së Lushnjes, nëse do t’i japë miliona për të paguar dyfish Rrugën e Arbrit, natyrisht që nuk i duken realiste propozimet tona për të ndihmuar ata që nuk kanë dhe thotë “jo, nuk vdes njeri nga uria”.

Ne kemi të dhëna sasiore nga INSTAT, që tregojnë se paketat nuk prekin as 1/4-ën e njerëzve në nevojë, ndërsa disbursimi është me pikatore dhe për këtë burimi është Thesari i Shtetit.

Sot, PD, përmes zonjës Tabaku, publikoi një material që tregon se deri ditën e sotme vlera totale e disbursuar për paketën e parë është rreth 10 milionë euro. Një javë pasi kishte nisur pandemia, i paguan 22 milionë euro 4 oligarkëve, ndërsa për dhjetëra mijëra familje që u takon kjo shumë me VKM, 10 milion euro deri ditën e sotme. Kjo është e dhënë e Thesarit të Shtetit, e gjurmuar nga një organizatë e transparencës publike, që është Open Data Albania, dhe e bërë publike nga opozita.

Këto janë faktet, nuk është as imagjinatë e opozitës dhe as dashakeqësi për të nxirë realitetin. Realiteti është i nxirë, mjafton që kryeministri të heqë syzet rozë që ka vënë dhe të zbresë me këmbë në tokë. Të mos i shohë gjërat nga lartësitë e Facebook-ut, por të shohë realisht se çfarë po ndodh dhe të kuptojë se është mbrapa çdo kryeministri tjetër.

Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe në qoftë se rri 6 orë në Facebook dhe 3 orë në ekran, kur do të punojë të realizojë ato detyra që i ngarkon emergjenca civile?! Ja ku jemi; kaloi 1 muaj i emergjencës civile, u zgjat emergjenca civile dhe akoma nuk ka përfunduar ekzekutimi i paketës së parë.

Edhe një fakt tjetër dua t’u them në këtë drejtim. Me 17 mars zoti Rama premtoi se në fund të marsit pagesat do të kishin përfunduar, do t’i merrnin të gjithë. Sot akoma nuk ka përfunduar pagesa e paketës së parë. 10 milionë euro është shifra nga Thesari i Shtetit. Pra jemi shumë vonë dhe kjo nuk është çështje shifrash, është çështje dhimbje është çështje vuajtje, është çështje tavolinash bosh, është çështje pasigurie për mijëra familje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here