Xhixho: Në përpjekje për të mbuluar dështimin me ikjen e trurit, qeveria Rama po shkon drejt një dështimi akoma më të madh!

0
112

Studentët e mjekësisë kanë dalë këtë të enjte në protestë kundër vendimit të qeverisë për t’i mbajtur peng diplomën për 5 vite.

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ka mbështetur këtë protestë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Xhixho shkruan se qeveria ka dështuar në mënyrë spektakolare në dekurajimin e ikjes së trurit, teksa shton se studentët janë duke u kërcënuar dhe shantazhuar.

Postimi i plotë:

Në mbështetje të protestës së studentëve të mjekësisë, të cilët qeveria po përpiqet t’i mbajë peng, pasi ka dështuar në mënyrë spektakolare në dekurajimin e ikjes së trurit.

Në vend që t’i dëgjojë, vendos t’i vërë para faktit të kryer, duke i kërcënuar “ose pranoni marrëveshjen, ose paguani tarifën e plotë”.

A ishte kjo qeveri që këmbënguli me të madhe që kemi të bëjmë me një draft, i cili do të konsultohet dhe është në proces diskutimi, ndërkohë sot vendos ta çojë për votim në Parlament me procedurë të përshpejtuar një vendim që ka detyrimin ta diskutojë para së gjithash me studentët.

Në vend që të inkurajojë mjekët e rinj, t’i paguajë në mënyrë dinjitoze, të përmirësojë kushtet e punës e të luftojë nepotizmin, qeveria zgjedh t’i shantazhojë studentët me “gjobën” 5300 euro në vit ose mbajtjen peng të diplomës.

Në përpjekje për të mbuluar dështimin me ikjen e trurit, qeveria Rama po shkon drejt një dështimi akoma më të madh!

Me këtë vendim do të nxitet emigracioni i maturantëve, të cilët pasi të formohen si mjekë nëpër Europë, nuk do të kthehen më. Cilësia e shërbimit shëndetësor në vend do të bjerë dhe koston do ta paguajnë qytetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here