“Raport me 5 volume për deformimet zgjedhore të 14 majit”, Ivi Kaso: Synimi, të ndërgjegjësojmë faktorin ndërkombëtar dhe qytetarët !

0
140

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD e Sali Berishës ka folur sot në News24, për raportin e publikuar prej tyre ku pretendohet se janë dokumentuar shkeljet e bëra në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se synimi i këtij raporti është ndërgjegjësimi i faktorëve ndërkombëtarë dhe votuesve shqiptar lidhur me shkeljet e kodit zgjedhor.

“Raporti përbëhet nga 5 volume që përmbajnë material të hollësishëm për gjetjet. Janë të grupuara dhe sipas qarqeve ku kanë ndodhur shkeljet.

 

Ne kemi premtuar se opozita do jetë faktike në atë çfarë ka ndodhur dhe në shkeljet e procesit zgjedhor. Synimi kryesor është ndërgjegjësim i faktorit ndërkombëtar por dhe i gjithë shqiptarëve, ën mënyrë që përsëritja ose jo e këtyre problemeve në zgjedhje të ardhshme, të perceptohet si problem i demokracisë”, tha ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here