S’ka vendim për Gjirokastrën/ Gazetari: Si votoi një person 20 herë?

0
106

KAS ka shtyrë seancën e sotshme për shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Gjirokastrës.

Seanca do të vijojë nesër në orën 09:00, teksa anëtari i KAS Ledio Braho theksoi se palëve do i lihet kohë edhe për qarkun e Beratit, duke vijuar me të pasi të mbarohet me Gjirokastrën. Po ashtu pritet që të shqyrtohen edhe kërkesat ankimore për Vlorën.

Ndërkohë gazetari Vehap Kola ka ironizuar me faktin se persona të ndryshëm kanë votuar disa herë në Gjirokastër.

“Çfarë e ka bërë të mundur që një njeri të votojë 20 herë në Gjirokastër?
1. Ka kaluar 20 herë në komision dhe nuk i është vënë boja në gisht.
2. Ka kaluar 20 herë Pajisjen Elektronike të Indentifikimit dhe është lajuar të votojë pa vënë gishtin për verifikim.
3. 1-20 komisione kanë lejuar të votojë pa i vënë bojën në gisht dhe pa vendosur gishtin në Pajisjen Elektronike të Identifikimit.
4. Rreth 100 vetë, anëtarë të deri 20 komisioneve të votimit, në 20 qendra votimi kanë bashkëpunuar për të shkelur ligjin, duke lejuar dikë të votojë 20 herë.
Akoma asnjë hetim nuk është hapur për këtë krim zgjedhor.
Arsyeja: nuk kanë vdekur autorët që t’i arrestojë SPAK,”
 shkruan ai.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here