U rrëmbyen dhe mbajtën në burg nga Serbia, presidentja Osmani takim me 3 policët e Kosovës: E njohim sakrificën tuaj në mbrojtjen e Republikës!

0
122

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim tre policët që u rrëmbyen para disa ditësh dhe mbajtën në burg nga Serbia.

Osmani u ka uruar atyre mirëseardhjen në Kosovë si edhe ka falënderuar gjithë Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

Të tre policët kanë falënderuar Presidenten Osmani për pritjen dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

Presidentja tha gjithashtu se Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, është shprehur Osmani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here