Fenomeni “El Ninjo” do prekë edhe Shqipërinë

0
326

“El nino”, fenomeni i cili e ka origjinën në ujërat e Paqësorit dhe që ndodh një herë në 4 apo 5 vite do të sjell ndryshime të klimës.

“Është një fenomen, një gjendje termike që sjell rritje të temperaturës të sipërfaqes ujore, ndryshim në sipërfaqen e tokës dhe rritjen e temperaturës mesatare

Temperaturat ekstremisht të larta, dhe rritja e temperaturës mesatare vjetore, do të jetë një nga ndikimet kryesore të fenomenit ‘El nino’, shoqëruar kjo me ngjarje ekstreme.

Ne presim që vitet 2024 -2025 të rezultojnë vite të nxehta. Kemi shtim të cikloneve dhe stuhive tropikale, nëse janë më të rralla do jenë më të shpeshta duke sjellë rrebeshe shirash madje në kohë dhe zona që s’janë parë më parë”, tha sinoptikania Lajda Porja.

“El Nino” pritet të çekuilibrojë stinët duke  spostuar në kohë vjeshtën drejt dimrit dhe këtë të fundit drejt pranverës.

“Do kemi më shumë ditë të ngrohta, më shumë ditë me temperatura të larta. Nëse dimri është 3 muaj do të mbetet vetëm 1 muaj e ca dhe pjesa tjetër do të shtyhet drejt pranverës”, tha Porja.

Pasojat e fenomenit ’El nino’ ende janë të ndjeshme. Por sipas meteorologëve duke nisur nga viti i ardhshëm, edhe Shqipëria do të ndikohet prej tij duke na bërë që të përjetojmë ngajrje ekstreme të motit me një shkallë agresiviteti, që nuk i kemi parë ndonjëherë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here