Skandalet në kopshte dhe çerdhe/ Ndryshojnë rregullat e brendshme, zbardhet drafti i plotë

0
250

Të montohet një kamera te dyert e hyrjes së qendrës. Këto kamera nevojiten kur hyrja e qendrës nuk duket nga personeli i sigurisë së ndërtesës, ose nëse vlerësimi i riskut të sigurisë parashikon monitorim me video të hyrjes

 

Sejrie Baleta

 

 

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave në  mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave .   Standard e reja kanë për qëllim  të shërbejë si referencë për të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin e planifikimit, programimit, projektimit/dizajnit dhe ndërtimit të ndërtesave/hapësirave të reja të çerdheve apo në rehabilitimin e ndërtesave ekzistuese. Këto standarde janë parashikuar si për çerdhet e sektorit publik, ashtu edhe për çerdhet e sektorit privat.  Këto standarde bëjnë të mundur që të krijohet një kuptim jo vetëm rreth hapësirave të nevojshme fizike të çerdhes, por edhe rreth faktorëve që ndikojnë në projektimin e tyre dhe cilësinë e mjedisit që duhet të arrihet brenda dhe rreth ndërtesave. Standardet përfshijnë të dhënat rreth të gjitha llojeve të hapësirave të çerdhes: hapësirave edukative mësimore, hapësirave administrative dhe hapësira vetë jashtme për aktivitete, si: hapësirat për lojë dhe parkim. Përveç kësaj, në këto standarde përfshihen për caktime për nivelet më të larta dhe më të ulëta dhe rreth projektimit të hapësirave edukuese dhe atyre pritëse të ndërtesave edukative sociale, duke marrë parasysh nevojën për përshtatshmëri dhe fleksibilitet në të ardhmen, si dhe efikasitetin në kosto. Në këtë mënyrë,standardet e paraqitura synojnë që të japin një kontribut thelbësor për projektimin e mirë të ndërtesave të çerdheve.

 

 Karakteristikat organizative

Ndarja e fëmijëve në grupe bëhet në bazë të grup moshave:

Nëse kapaciteti i çerdhes është 30 vende,grupi i parë duhet të ketë 6 fëmijë më të vegjël se 1 vjeç; grupi i dytë duhet të ketë12 fëmijë nga 1 – 2 vjeç dhe grupi i tretë 12 fëmijë nga 2 -3 vjeç.

Nëse kapaciteti i çerdhes është 45 vende, grupi i parë duhet të ketë 9 fëmijë më të vegjël se 1 vjeç; grupi i dytë duhet të ketë18 fëmijë nga 1 – 2 vjeç dhe grupi i tretë 18 fëmijë nga 2 -3 vjeç.

Nëse kapaciteti  i çerdhes është 60 vende: grupi i parë duhet të ketë 12 fëmijë më të vegjël se 1 vjeç, grupi i dytë duhet të ketë 24 fëmijë nga 1 – 2 vjeç dhe grupi i tretë përsëri 24 fëmijë nga2 -3 vjeç.

Nëse kapaciteti  i çerdhes është 75 vende: grupi i parë duhet të ketë 15 fëmijë më të vegjël se 1 vjeç, grupi i dytë duhet të ketë 30 fëmijë nga 1 – 2 vjeç dhe grupi i tretë përsëri 30 fëmijë nga 2 -3 vjeç.

Nëse kapaciteti i çerdhes është mbi 75 vende, drejtuesi formon grupet sipas grupmoshës së fëmijëve duke pasur parasysh nënndarjet si më sipër(ky variant i fundit nuk është i këshillueshëm, por mund të përdoret në raste të veçanta).

 

Hapësirat e brendshme në përdorim të fëmijës

Hapësirat e brendshme në përdorim të fëmijës do të nënkuptojë kompleksin e ambienteve për zhvillimin e funksioneve të mëposhtme: ndërrim veshjesh; shkëmbim informacioni të përditshëm midis prindërve dhe Kujdestareve; aktivitetet e lojës; ushqimi; funksionet higjienike; hapësirë për mobiliet dhe objektet për përdorim të përditshëm.

 

Hapësirat e brendshme për shërbimet e tjera

Do të kuptohen me këto të gjitha hapësirat që janë në shërbim të grupit të latantëve dhe grupit të motakëve/të mëdhenjve.Duhet tëparashikohen mjediset e mëposhtme dhe të respektohen hapësirat minimale të mëposhtme: kuzhinë, depo; lavanderi, garderobë dhe hekurosje, depo për materialet; dhomëzhveshjeje për kujdestaret, shërbime higjienike për tërritur; hapësirë polifunksionale për kujdestaret (ushqim, mbledhje, sekretari, përgatitje materialesh etj.);infermieri/ambulator pediatrik; dhomë psikologu.

 

Sistemet e sigurisë

Qëllimi i hartimit të masave të sigurisë është të ruajë fëmijët brenda çerdhes, t’i mbrojë ata nga të huajt, dhe t’i mbrojë nga rreziqet sa më shumë të jetë e mundur.  Sistemet do të përfshijnë pajisje, energji elektrike bazë dhe përçues sipas kërkesave. Të gjitha sistemet e alarmit të sigurisë duhet t’i raportojnë sistemit të alarmit apo stacionit qendror të monitorimit në formën e sinjalit zanor apo pamor (apo të dyja). Pajisjet e sistemit të sigurisë mund të përfshijnë, por jo të kufizohen, te: sisteme perimetër të alarmit të sigurisë, mbikëqyrje video për dyert e hyrjes dhe hollin e hyrjes dhe sisteme citofonie për dyert e hyrjes kryesore.

 

Kërkesa

Të montohet një kamera te dyert e hyrjes së qendrës. Këto kamera nevojiten kur hyrja e qendrës nuk duket nga personeli i sigurisë së ndërtesës, ose nëse vlerësimi i riskut të sigurisë parashikon monitorim me video të hyrjes. Sistemi me qark të mbyllur duhet të mbulojë hyrjet, daljet dhe zonat e jashtme të lojës. Sinjal akustik (zile) te dyert kryesore të hyrjes. Të sigurohet me valvul mbylljeje çdo tub në mënyrë që procedurat e mirëmbajtjes të mos ndikojnë impiantet e shumëfishta hidraulike. Të vendoset një kuti kontrollesh te porta kryesore (me pozicion dhe butona edhe për persona me aftësi të kufizuara) për të autorizuar hyrjen në çerdhe, pa qenë e nevojshme monitorimi nga ana e personelit. Hyrja duhet të jetë e kontrolluar ose manualisht ose nën kontrollin e personelit të qendrës, ose elektronikisht me karta hyrëse dhe numër kontrolli pin apo mjete të tjera. Të gjitha pikat hyrëse duhet të kenë sinjal alarmi dhe duhet të përfshijnë pajisje mbylljeje të vonuar në dyert e daljes. Kyçjet, nëse ka, nuk duhet të kërkojnë çelës, mjete apo njohuri a përpjekje specifike për të dalë në anën tjetër. Alarmet e forcimit siç parashikohet nga vlerësimi i sigurisë së ndërtesës, përfshirë alarme forcimi dhe bokse thirrjeje në këndin e lojërave.

 

Gardhet dhe zonat e izoluara

Këndet e lojërave duhet të ndahen me gardh, të mundësojnë mbikëqyrjen e fëmijëve dhe t’i mbrojnë ata nga hyrja e paautorizuar e individëve dhe mjeteve të transportit. Për shkak se projektimi i gardhit është një nga elementet më të dukshme të qendrës, ai duhet të jetë edhe më praktiku. Në përgjithësi, nuk duhen përdorur rrjetat e telit si gardh. E vetmja lloj rrjete që mund të përdoret është ajo prej PVC të errët. Teli i galvanizuar ka një pamje mjaft të mirë, por nuk është i përshtatshëm. Nuk duhet të ketë as pjesë të mprehta apo lidhje që mund të dëmtojnë fëmijët. Këndet e lojërave duhet të rrethohen me gardhe për të përcaktuar zonën e lojës, për të mundësuar mbikëqyrjen pamore të fëmijëve, dhe për t’i mbrojtur nga hyrja e individëve dhe mjeteve të paautorizuara.  Të vendosen shtylla të përforcuara, saksi të ngritura apo mjete të tjera për të mos lënë automjetet të hyjnë në zonën e lojës. Kur zona e lojës është afër rreziqeve, rrugëve të ngarkuara, apo është në një lagje me rrezikshmëri të lartë, perimetri i këndit të lojërave duhet të rrethohet me një gardh minimalisht 240cm të lartë. Këndi i lojërave duhet të rrethohet nga gardhi, bimë apo mjete të tjera në mënyrë që mos të ketë fushëpamje të plotë të tij.  Ruajtja e ujit: Përveç elementeve të rëndësishme që duhen marrë në konsideratë për qendrat e kujdesit për fëmijët, duhet të implementohen teknologji për efikasitetin e ujit dhe strategji për të përftuar ujë. Të projektohen sisteme të vaditjes dhe mbjelljes për të përdorur minimumin e ujit të pijshëm për vaditjen e bimësisë në oborr. Të reduktohet përdorimi i ujit në ndërtesë me minimumin prej 20%  Fundi i rrjetës së telit duhet të jetë maksimalisht 75 mm lart nga toka. Pjesa e poshtme e ekspozuar mbi tokë duhet të jetë e lëmuar për sigurinë e fëmijëve. Portat duhet të mbyllen vetë dhe të jenë të sigurta mjaftueshëm që gishtat e fëmijëve të mos ngecin te hapësirat mes tyre. Përveç pjesës së poshtme dhe të sipërme të gardhit, të mos përdoren elemente horizontale që mund të shërbejnë si shkallë për t’u ngjitur. Të gjitha elementet lidhëse që përdoren për ndërtimin e gardhit nuk duhet të projektohen për nga jashtë, duke u kthyer kështu në rreziqe për fëmijët. Të priten ose krasiten degët e poshtme të pemëve nëse këto rrezikojnë të përdoren për të kaluar në anën tjetër të gardhit. Degët, në asnjë rast nuk duhet të shkojnë në lartësinë 20-30 mm mbi tokë. Për miratimin e rregullores “ Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar” . Ngarkohen institucionet shtetërore dhe subjektet private të përfshira në procesin e projektimit, miratimit të lejeve të ndërtimit dhe inspektimit të çerdheve për zbatimin e këtij vendimi.  Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here