5 vite punë të detyruar për studentët e mjekësisë/ Sindikata e UBT-së i bashkohet protestës së paralajmëruar nesër: Halli i tyre është për të gjithë!

0
143

Sindikata dhe studentët e UBT-së janë solidarizuar pas thirrjes për protestë nga studentët e mjekësisë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë e cila i vendosi kusht kontratën 5 vjeçare për të marrë diplomën.

Mësohet se studentët e UBT-së do të protestojnë nesër në orën 10:00 para godinës se Agronomisë.

Nga ana tjetër, studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pas marrjes së vendimit të qeverisë që kushtëzon largimin e studentëve të Mjekësisë nga vendi. Ata nuk janë dakord me vendimin e bërë publik nga Kryeministri Edi Rama dhe ndaj të enjten në orën 10:00 kanë njoftuar protestë pranë fakultetit.

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, ka treguar kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë. Ai tha këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi se ky projektligj do prezantohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, pasi maturantët kanë në gusht provimin shtesë të dixhitalizuar dhe duhet ta miratojnë brenda korrikut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here