Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Hajdarmataj tregon dyshimet pse u ekzekutuan babë e bir

0
134

Gjokë dhe Eduart Gurra, babë e bir, u vranë dy ditë më parë me armë zjarri në fshatin Sumë, në Dukagjin të Shkodrës, nga persona që ende nuk janë identifikuar. Një nga pistat ku po heton policia është denoncimi i parcelave me kanabis nga Gjokë Gurra , dikur efektiv i Policisë së Shtetit.

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse dikush denoncon mbjelljen e kanabisit duhet të merret në mbrojtje.

“Mund të jetë një nga arsye që nuk është ruajtur anonimati i personave që kanë denoncuar, informacioni mund të jetë dhënë nga efektivë të policisë. Njerëzit që banojnë në ato zona janë të paktë dhe njihen me njëri-tjetrin dhe personat që e kultivojnë kanabisit janë të paktë. Në zonat ku gjenden parcela me kanabis që janë pa zot, për të justifikuar punën ne vet policia shkon dhe shoqëron kryeplakun dhe punonjësin e pyjeve, por detyra e policisë është të gjejë autorin. Këta njerëz nuk mund të mbajnë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë, këtë përgjegjësi e ka policia e shtetit”, tha Hajdarmataj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here