Aksident në Korçë-Pogradec/ Automjeti del nga rruga, plagosen 2 persona

0
89

Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave është shënuar mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi L. D. dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here