Si ndikoi pandemia në shëndetin mendor të adoloshentëve ? Ja çfarë ndikimi pati në 30% prej tyre

0
94

Pandemia e covid-19 ndikoi negativisht tek fëmijët dhe adoleshentët.

4 studime të realizuara nga organizata botërore e shëndetësisë, në europë, kanë nxjerr në pah, se 30% e grup-moshë, 11-15 vjeç kanë raportuar efekte negative në shëndetin mendor, ndërsa 16%  kënaqësi të ulët nga jeta.

Vajzat janë më të prekura.

Sipas ekspertëve, 38% e vajzave dhe 23 % e djemve të përfshirë në studim kanë  raportuar se Pandemia e COVID-19 kishte ndikuar negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore.

Ndërkohë që 17% e adoleshentëve raportuan ankesa të larta shëndetësore psikologjike. Kjo u rrit me moshën, veçanërisht për vajzat nga 14% që ishte në moshën 11 vjeç ajo u rrit në 31% në moshën  15-vjecare.

Sa i takon pakënaqësisë nga jeta vërehet se ajo dyfishohet me rritjen e moshës.

Mbyllja për një kohë të gjatë e shkollave, ndikoi ndjeshëm në arsimimin e adoleshentëve dhe i shtoi presionin e shkollës mbi ta.

I vetmi efekt pozitiv është përmirësimi i marrëdhënieve  me familjen dhe miqtë, si pasojë e kontaktit të ngushtë, për shkak të kufizimeve në lëvizje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here