Drejtori i “Delvina gaz” përfundon i përgjakur në spital/ Policia fsheh ngjarjen ku u përfshi edhe nipi i nënkryetares së bashkisë

0
367

Të tjera detaje kanë dalë pas incidentit të raportuar 3 ditë më parë në Delvinë, ku është sulmuar drejtori i “Delvina Gaz”.

Pas sulmit, prej 3 ditësh ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, pas dëmtimeve të shumta që ka marrë.

Babë e bir, Bledi dhe Enis Ali, Miri Bajrami dhe Ender Meleqi, ky i fundit nipi i nënkryetares së bashkisë së Delvinës, Brunilda Meleqi, e kanë goditur drejtorin e “Delvina gaz” me levë në kokë.

Si pasojë e plagëve të mara Kristo Dhima, ndodhet në spital me 7 të qepura në kokë.

Ndërkohë mësohet se kjo ngjarje e rëndë është mbajtur e fshehtë nga policia, por burimet bëjnë të ditur se Dhima është goditur me leve në kokë nga 5 personat me qëllim për ta vrarë.

Gjithashtu sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për influence brenda kompanisë “Delvina gaz”.

Incidenti i rëndë nisi si një provokim, fillimisht me makinën për xhamin e pasqyrës dhe përfundoi në dhunë e tentative vrasjeje.

Bledi Ali është hoxhë dhe duke menduar se është person me influence e mbështetje, merr përsipër sulmin me leve, ndërkohë që krimi është kryer nga Miri Bajrami.

Shefi i komisariatit me urdhër të shefave të lartë të policisë shoqëroi hoxhën dhe të birin, por i liroi për 30 min. duke e klasifikuar ngjarjen si sherr ordiner.

Ngjarja ka ndodhur të enjten (22 qershor) dhe akoma dhe sot policia nuk ka një njoftim zyrtar.

Viktima e dhunës Kristo Dhima ka njollë gjaku brenda kafkës dhe ende mjeket nuk japin garanci për jetën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here