“Hyrja në kamp shumë strikte”, gazetarja zbulon detaje nga jeta e muxhahedinëve në MEK/ Eksperti: Shqipëria ka të drejtë t’i dëbojë

0
104

Të tjera detaje dalin në dritë nga aksioni i policisë dje me urdhër të SPAK në Manzë, që solli përplasje me muxhahedinët.

Gazetarja Aurora Golemi dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi, komentuan këto zhvillim, duke zbuluar edhe detaje nga jeta e tyre brenda kampit Ashraf 3.

“Ka dy gjëra që duhen vënë në dukje… aktiviteti që kryenin ndaj Iranit, e cila është e njohur nga shteti jonë, dhe e dyta është fakti që arsyeja kryesore pse policia ndërhyri, është sepse SHBA ka nisur të ndryshojë qëndrim ndaj MEK. Muajt e fundit SHBA kanë pasur disa marrëveshje, dhe ekziston mundësia që një prej gjërave që mund të jetë diskutuar, është që t’i jetë kërkuar të ulin mbështetjen ndaj kampit MEK”, tha Krisafi në News24.

Ndërkohë gazetarja shtoi se: “Është një diferencë e jashtëzakonshme mes organizimeve të rralla që ata bëjnë dhe ajo që pamë dje. Në asnjë aeroport të botës nuk kam parë kushte të tilla për t’u futur brenda. Janë shumë strik për t’u futur brenda, dhe para se të të lejojnë të futesh pas ftesës, ata bëjnë dhe takime paraprake me gazetarët sepse duan që t’i njohin nga afër.

Sakaq, Krisafi shtoi se: “Arsyeja pse sot Shqipëria nuk ka fare marrëdhënie me Iranin, është pikërisht organizata MEK. Edhe sulmi kibernetik që erdhi nga Irani, ishte pikërisht për shkak të MEK. Në momentin që kemi pranuar muxhahedinët, jemi bërë armiq me Iranin. Ky është momenti për t’u rikthyer në marrëdhënie normale me Iranin. Ata kanë thyer marrëveshjen duke cënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë, përmes veprimeve që ata kanë bërë, dhe vendi jonë ka të drejtë që t’i dëbojë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here