Rritet papunësia tek të rinjtë, pagat largojnë fuqinë punëtore nga bujqësia dhe industria

0
84

Të rinjtë largohen, por papunësia në këtë grupmoshë vazhdon të rritet.

INSTAT raporton se në fund të tremujorit të parë, 22.5%  e shqiptarëve 15-29 vjeç llogariten si të papunë, shifër në rritje me 1,8 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e kurbës së papunësisë për të rinjtë duket kontradiktore, kur bizneset vazhdimisht ankohen për mungesën e fuqisë punëtore. Por, sipas ekspertëve të punësimit, janë vetë bizneset që po e detyrojnë forcën punëtore të largohet, me kushtet dhe pagat që ofrojnë.

 “Jemi në një kontradiktë, kemi një treg që kërkon punëtor dhe kemi papunësi të vetë shqiptarëve, kjo tregon që vet shqiptarët kanë pritshmëri, kushte më të mira paga më të mira në vendin e punës. Kemi të rinjtë që edukohen zhvillohen arsimohen, industria ka nevojë për punonjës të pakualifikuar. Ne nuk kemi kontingjent shqiptarë të pakualifikuar që duan t’i bashkohen kësaj industrie ose kemi shumë pak dhe nuk ofrohen kushtet e duhura. Dhe kjo e bën Shqipërinë të kërkojë jashtë vendit punëtorë”, shprehet Kumrie Zeka, eksperte e punësimit.

Në shkallë vendi, shifra zyrtare e papunësisë u fiksua në nivelin 10.9%. Mungesa e krahut të punës është thelluar në sektorët si industria dhe bujqësia të cilat kanë pësuar ulje të fuqisë punëtore me 3.2% dhe 1.8%. Sipas ekspertes Zika, kjo ndodh për shkak të mospërputhjes së kërkesës së tregut me ofertën e bizneseve.

“Grupmosha 30-39 janë një grupmoshë të mirarsimuar dhe intelektual, tregu ofron punë kamarier, call center dhe jo për këto profesione nuk ka vende të lira si jurist, burime njerëzore etj. Kjo i bën të ngelen papunë”.

Sipas INSTAT, sektorët që u përballën më rënie të punësimit, janë edhe ata që ofrojnë pagat më të ulëta, që variojnë nga 44 mijë lekë në bujqësi, deri në 57 mijë lekë në industri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here