“Spiropali t’i japë fustanin Edi Ramës”, Berisha: Rregullorja e Kuvendit nuk e njeh rolin e papagallit që ajo bën

0
188

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Elisa Spiropali ka marrë rolin e ‘papagallit’ të kryeministrit Edi Rama në Kuvend.

Komentet Berisha i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku tha se rregullorja e Kuvendit nuk e lejon që ajo të flasë në ëmër të personave të tjerë.

Ai i kërkoi me ironi Spiropalit që t’i japë fustanin e saj Ramës, pasi sipas tij, kryeministri nuk është burrë që të shkojë në Kuvend dhe të përballet.

“Duhet të bëj një sqarim, sepse keqkuptimi i qëllimshëm ndaj kërkesës sime për Spiropalin që ti japë fustanin Edi Ramës, mori interpretime që nuk ishin qëllimi im. Nuk ndërhyj në orientimin seksual të asnjë njeriu.

Por do ju them një gjë ju zonja kryetare që drejtoni këtë Parlament në mënyrën më flagrante pa rregullore. Nëse ti lejon që të përgjigjet për kryeministrin një person që nuk quhet Edi Rama, ti shkel në një akt servilizmi total rregulloren e Parlamentit. Unë shoh tea jo mjerimin e Edi Ramës, se kush e mbron atë.

Ti je bërë shkak për konflikte në këtë Parlament nëse nuk zbaton rregulloren. Asnjë njeri nuk ka të drejtë të flaës në emër të tjetrit. Ndaj më mirë ti japë fustanin e vetë Ramës, sepse ai nuk është burrë të vijë e të ballafaqohet. Unë flas, ngrihet ajo sikur është papagalli i Edi Ramës. Kjo praktikë duhet të marrë fund. Sepse nuk e njeh rregullorja papagallin”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here