Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia/ Analisti Burimi-Ramës: Fto mikun tënd Vuçiç për lirimin e pengjeve

0
253

Analisti Genc Burimi në një lidhje live me skype në rubrikën “Opinion” në Neës24 foli për rrëmbimin e tre policëve kosovarë nga Serbia, duke e quajtur rrëmbim dhe përshkallëzim të mëtejshme të tensioneve.

Burimi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të zgjedhë kampin e tij dhe të ftojë mikun e tij, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga Beogradi.

“Është në ngjarje e llahtarshme, pasi po kalojmë në një tjetër stad të përshkallëzimit të tensioneve. Kemi arritur në stadin e rrëmbimit. Serbia po merr peng policët e Kosovës, duke pretenduar se kanë hyrë në territorin e tyre, ndërkohë Kosova thotë të kundërtën. Tani Serbia po shton dhe një kusht të dytë, që lirimin e policëve do e japë me një çmim të lartë. Kjo që bën Serbia është provokim i rëndë, që po i jep frymë nacionalizmit në Serbi.
Pres sot nga Rama të ftojë mikun e tij Vuçiç të dorëzojë pa humbur kohë tre policët që janë rrëmbyer në mënyrë terroriste nga Serbia. Rama të zgjedhë kampin e tij, t’i besojë shqiptarëve”, u shpreh Burimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here