Plagosje me thikë në Tiranë, shpallet në kërkim 51-vjeçari

0
117

Një person është plagosur me thikë sot në kryeqytet.

I plagosur ka mbetur E. Sh., 34 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si S. Z., 51 vjeç, është shpallur në kërkim.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, në afërsi të Zogut të Zi.

Sakaq autoritetet po punojnë për kapjen e autorit.

NJOFTIMI:

Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas kishte goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh., 34 vjeç, kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin S. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi S. Z., ditën e sotme, në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh.

Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here