Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it, plagosen tre policë gjatë aksionit

0
195

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në veri të vendit është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviç – Llune, për të cilin ka thënë se është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Ai shkroi në Facebook të martën se Milenkoviç ka terrorizuar ndër vite qytetarët dhe ka sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe institucionet. Siç tha Sveçla, ai ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe të Policisë së Zveçan.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, shkroi ai.

Ministri i Brendshëm theksoi se gjatë arrestimit të tij, tre zyrtarë policorë janë lënduar lehtë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, shtoi ai, duke theksuar se “Republika nuk do të zmbrapset”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here