Raporti: 59% e banorëve të Kukësit duan të emigrojnë në Mbretërinë e Bashkuar !

0
130

Në këtë përfundim ka arritur një raport i publikuar sot nga Dhoma e deputetëve Komisioni i punëve të Brendshme për Azil dhe Migrim në Britaninë e Madhe, sa i përket emigrantëve shqiptarë.

Sondazhi u krye nga organizata ndërkombëtare jofitimprurëse sociale dhe ekonomike joqeveritare Sëiss Contact .

Hulumtimi konstatoi dëshirën e madhe të një pjesë të konsiderueshme të popullsisë për tu larguar për kushte më të mira ekonomike.

Raporti:

Nga 35% e të anketuarve të një sondazhi në qarkun e Kukësit që thanë se personalisht donin të migronin, 59% thanë se donin të migronin në MB.

Sondazhi nga Qarku Kukës tregoi se problemet kryesore janë:

◆ 58% përmendën koston e lartë të jetesës

◆ 43% migrim i të rinjve

◆ 42% mungesa e mundësive të punësimit

◆ 37% papunësia e të rinjve

◆ 35% varfëri

◆ 21% mungesë e nevojave bazë

Qarku i Kukësit është qarku më i varfër në Shqipëri. Treguesit e zhvillimi socio-ekonomik në shumicën e rasteve ka shifra shumë të ulëta, me 30–40% (ose më shumë) nën mesataret kombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here