Një kafkë e dekompozuar është gjendur sot e hedhur pranë një prej varrezave të qytetit.
Kafka e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike
Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, që janë tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Kafka i përkiste një gruaje por ende nuk dihet se kujt. Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.
Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave.