Drafti për Asociacionin/ Tritan Shehu: Rama nuk është Guvernatori i Kosovës, po i shërben “Jugosllavisë së re”

0
156

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me iniciativën e kryeministrit Edi Rama për draftin për asociacionit. Në një reagim në ‘Facebook’ Shehu thekson se Rama duhet të kuptojë që nuk është Guvernator i Kosovës dhe zëdhënës i Vuçiçit.

Mes të tjerash Shehu pyet se mbi cilat kompetenca dhe atribute Rama merr iniciativën që “të hartojë” një draft për Asociacionin në Veri të Kosovës dhe ta shpërndajë atë zyrtarisht.

REAGIMI I SHEHUT:

Rama duhet kuptoje se nuk eshte Guvernatori i Kosoves.
Aq me keq, nje Guvernator-zedhenes i Vucic!
Kam nje pyetje direkte:
— Mbi cilat kompetenca, atribute, a dicka tjeter ai merr inisiativen “te hartoje” nje draft per Asociacionin ne Veri te Kosoves, ta shperndaje zyrtarisht ate?!
Pa asnje konsultim me Kosoven!!
Ashtu si veproi edhe me mareveshjen famekeqe ne Nish me Vucic.
Me mbeshtetjen, qe i dha projektit serb te « shkembimit te territoreve ».
Me “promovimin”, qe i beri e i ben projektit per “Ballkanin e hapur”, ose me mire “Jugosllavia e Re”!
Rama duhet te kuptoje se Kosova eshte nje shtet sovran, me Presidentin, Parlamentin, Qeverine e saj.
Qofte dhe vetem paternalizmi, qe ai kerkon te demostroje mbi Kosoven influencon direkt e indirekt ne zbehjen e pavaresise se saj.
Kjo eshte sinkron me politikat e Vucic e te te gjithe atyre, qe kerkojne te zbehin nje Kosove te pavarur.
Dhe ky eshte nje qendrim, veprim, histori tashme i gjate e konstant, shume me teper se vetem nje paternalizem i vecuar!
Me projektet serbe, qe ai mbeshtet.
Me anatemimin qe ai i ben cdo dite Kosoves.
Me mbrojtjen e pa lekundeshme ndaj Vucicit, ngritjen e tij ne piedestalin e « paqes e stabilitetit rajonal ».
Kur realiteti eshte i kunderti!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here