Përcillen 9 anëtarët e familjes Lala, Meta: E pamundur te gjesh fjalë!! Detyimi ynë është…

0
113

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka marre pjese paraditen e sotme ne homazhet per percjelljen ne banesen e fundit te anetareve te familjes Lala qe humben jeten si pasoje e termetit.Untitled

Jane 9 anetare qe po percillen sot ne banesen e fundit, mes tyre 5 femije. ‘E pamundur te gjesh fjale per te ngushelluar Familjen Lala pas kesaj tragjedie te tmerrshme’ – ka thene kreu i shtetit

‘Zoti u dhente force per ta perballuar kete dhimbje te pangushellueshme. Detyimi yne eshte tani per t’i qendruar prane atyre gjithmone’- tha Meta.

Familja Lala, me orgjinë nga Kukësi dhe e vendosur prej rreth një viti në një vilë 4- katëshe në zonën e ish-Kënetës, pësoi tragjedinë më të madhe nga tërmeti që rrënoi Durrësin mëngjesin e së martës.

Nëntë persona humbën jetën, ndërsa vetëm djali 16-vjeçar arriti të mbijetonte nën rrënoja deri në momentin që u nxor nga forcat e kërkim-shpëtimit.

Ilir Lala, person me aftësi të kufizuara, ishte i fundit që u nxor nga rrënojat e vilës, e cila u shemb totalisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.

VIKTIMAT

1. Marjeta Lala 31 vjeçe
2. Emilio Lala 6 vjeç
2. Dionis Lala pa mbushur 2 vjeç
3. Dionisa lala pa mbushur 2 vjeçe
4. Amelia Lala 10 vjeçe
5. Griselda Lala 22 vjeç
6. Sadete Lala 50 vjeçe
7. Selvie Lala 74 vjeçe
8. Arjela Lala 5 vjeçe
9. Ilir Lala 52 vjeç

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here