Basha prodhon çarjen e dytë brenda partisë

0
142

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur me 6 qershor 2023, Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023.Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime.

Mbledhja e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 të pasdite përfundoi pas mesnatës ku është shoqëruar me tensione të larta, me sharje dhe ofendime ndaj deputetëve.

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja. Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja. eshtë momenti kur mbështetësit e Bashës bëjnë presion në sallën ku po mbahej mbledhja, e gjithashtu nuk kanë munguar as fyerjet ndaj gazetarëve.

Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj ishte mbrëmë i pranishëm gjatë tensioneve në mbledhjen e grupit të PD nga mbështetës së Lulzim Bashës.
Në një reagim në rrjetin social Facebook në orët e para të mëngjesit gazetari raportoi se mbështetës të Lulzim Bashës kanë sharë dhe ofenduar edhe gazetarët e pranishëm

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here