Korçë/ Aksidenti për vdekje i policëve, arrestohet në spital drejtuesi i mjetit

0
158

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Korçë-Blinisht pranë fshatit Plasë.

Në pranga përfunduan shtetasi me iniciale N.A, 54 vjeç dhe 22 vjeçari Neki taipi, banues në fshatin Dvoran.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, dje në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, duke drejtuar përkatësisht mjetin autoveturë tip “Skoda”, me targë AA 251 FX dhe mjetin furgon tip “Benz”, me targë AA 519 FX, janë përplasur me njëri-tjetrin ku për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit: F.I, 53 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasi A.B, 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të dy pasagjerë në mjetin me targa AA 251 FX”, sqaron policia.

Nga aksidenti tragjik i punonjësve të policisë, mbetën të dëmtuar edhe shtetasit N,A, i arrestuar, si dhe shtetasi L.K, 48 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në të njëjtin mjet, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,  për veprën penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here