Vranë kryefamiljarin, nënë e bijë dërgohen në spital psikiatrik

0
139

51-vjeçarja Mine Lezi dhe 21-vjeçarja Aida Lezi, nënë e bijë, të cilat dyshohet se kanë vrarë me sende të forta 47-vjeçarin Ylber Lezi, janë dërguar në spital psikiatrik.

Gjykata e Matit vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë në seancën e masës së sigurisë të mbajtur këtë të mërkurë, për t’i dërguar për kurim.

Fillimisht ata do t’i nënshtrohen edhe ekzaminimeve gjinekologjike në spitalin Rajonal të Dibrës e më pas do të transportohen në një nga spitalet psikiatrike të vendit tonë.

Mbrëmjen e së dielës dyshohet se pas një konflikti, nënë e bijë dyshohet se kanë goditur me mjete të forta kryefamiljarin Ylber Lezi, i cili humbi jetën në vend.

Njoftimi i Policisë së Matit për ngjarjen:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Ylber Lezi.

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara  për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :

Mine Lezi, 51 vjeçe dhe Aida Lezi, 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë  kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Ylber Lezi.

Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here