Sot radha e Dakos! Kush janë kryebashkiakët e Ramës që përfunduan pas hekurave ?

0
89

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit është arrestuar sot me urdhër të SPAK së bashku me 9 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Mësohet se SPAK ka firmosur 10 urdhërarreste në lidhje me një dosje që ka të bëjë me një leje ndërtimi për një pallat pa leje dhënë gati 11 – 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019.

Megjithatë, Dako nuk është kryebashkiaku i parë socialist që përfundon pas hekurave.

Në korrik të vitit 2021, me urdhër të SPAK u vu në pranga ish kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me një tender të Bashkisë së Lushnjes.

Një vit më vonë në qershor të vitit 2022, në pranga ra një tjetër ish zyrtar i lartë qendror i socialistëve. Agim Kajmaku i cili kishte drejtuar më herët Bashkinë e Vorës, u arrestua në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Fshehja e një dënimi në Greqi për falsifikim parash në formularin e dekriminalizimit kishte çuar në shkarkimin e Kajmakut nga drejtimi i bashkisë së Vorës. Pasi u zgjodh në krye të bashkisë më 30 qershor 2019 ai u denoncua nga PD për fshehjen e dënimit. Kjo akuzë u vërtetua nga prokuroria e Tiranës e cila mori informacione nga autoritetet greke.

Në Mars të këtij viti prangat u tundën për një tjetër kryebashkiak socialist. Lefter Alla, ish kryetar i bashkisë së Bulqizës, ra në pranga bashkë me 7 persona të tjerë për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here