Marrëveshja për klandestinët/ Rama i bie pishmanit, sulmon kryeministrin britanik Rishi Sunak

0
131

Nënshkrimi i marrëveshjes për riatdhesimit e klandestinëve shqiptarë që futen në Britaninë e Madhe ilegalisht duket se është bërë në kushte presioni të fortë nga Edi Rama.

Kjo vihet re nga sulmet që Rama ka drejtuar ndaj kryeministrit britanik, Rishi Sunak, së fundi. Sulmet vijnë menjëherë pasi marrëveshja ka filluar të japë efektet e para dhe Rama është bërë pishman pasi po i mbeten shqiptarët këtu.

Charles Hymas, Redaktori i të përditshmes “The Telegraph” ka shpejguar në një artikull sulmet e kryeministrit të shqipërisë ndaj Sunak.

Artikulli i “The Telegraph”:

Kryeministri shqiptar sulmon Rishi Sunak për taktika bajate kundër shqiptarëve

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kritikuar kryeministrin britanik Rishi Sunak për taktikë bajate në përpjekjet për të zgjidhur krizën e emigrantëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me gomone përmes La Manshit.

Rama akuzoi qeverinë se po e trajton sipas interesit të saj dramën e mbërritjes së migrantëve shqiptarë në një kohë që tani ata përbëjnë vetëm dy për qind të të ardhurve me gomone.

Komentet e Ramës vijnë në një kohë kur Sunak pritet të shpallë se plani i tij për ndalimin e varkave që trafikojnë emigrantë përmes La Manshit po nis të japë fryte.

Sunak pritet të deklarojë se rënia e fortë e numrit të shqiptarëve që kalojnë detin me varka tregon se këmbëngulja e fortë te dëbimet i frenon emigrantët e paligjshëm.

Megjithatë, Rama tha: “Qeveria britanike nuk arrin të shkëputet nga propaganda. Është mizerabël dhe bajate ta trajtosh një dramë për përfitime politike. Më pak se dy për qind e numrit total të të ardhurve në Britani ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është gjë e ulët”.

Kryeministri shqiptar nuk ka hezituar të kritikojë ministrat britanikë kur kanë folur kundër shqiptarëve, duke akuzuar më herët Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman, për komente “të neveritshme” kundër shqiptarëve, kështu përfundon komenti për Ramën në “The Telegraph”.

Siç shihet sulmi i Ramës ndaj Sunak dhe kabinetit të tij vjen pikërisht në momentin që kryeministri britanik pritet të shpallë se plani për ndalimin e emigrantëve po funksionon.

Secili sipas hallit.

Rishi Sunak nuk e fsheh entuziazmin për arritjen e qëllimit të tij, për uljen e emigracionit të paligjshëm, por as Edi Rama nuk e fsheh dëshpërimin e tij që po i prishen planet për e shpopullimit të vendit të tij.

Reagimi i tij përveçse absurd është edhe i rrezikshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve. Dhe tregon qartë që zgjidhja që ai u ofron qytetarëve shqiptarë është të marrin rrugët e botës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here