I thyhen xhamat makinës kandidates së PD-së për këshillin Bashkiak, Alida Haxhisë

0
178

Automjeti i anëtares së këshillit Bashkiak Shkodër, Alida Haxhia është dëmtuar gjatë natës. Mësohet se makina e saj ishte e parkuar poshtë pallatit, në të cilin banon Haxhia. Persona ende të paidentifikuar i kanë thyer xhamat e pasmë, siç shihet nga pamjet që Report Tv sjell, ndërsa më pas janë larguar.
Haxhia tha se nuk ka konflikt me askënd dhe nuk e di kush e ka bërë.Kam një biznes privat në qytetin e Shkodrës, gjithashtu operoj edhe në pjesën e politikës shkodrane. Mbrëmë rreth orës 10 të darkës, kam parkuar makinën time me targa të huaja dhe sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar.
Një dyshim timin personal e kam. Nuk e di ca ka ndodhur, problemi ka qenë gjatë periudhës së natës. Policia pas dy orëve ka ardhur në vendngjarje. S’kam asnjë konflikt. Kërkoj që Policia e shtetit të marrë masa.Denoncimi në polici është bërë nga pronarja e mjetit, e cila ka njoftuar policinë direkt pasi ka parë mjetin e dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here