“Më jep 100 mijë euro ose…”/ Si e kërcënonte 46-vjeçari pronarin italian të fasonerisë, i vuri gjobë dhe më pas tritolin

0
158

Zbardhet shkaku i vendosjes së tritolit në fasonerinë e një shtetasi italian në zonën e Freskut në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se shtetasit italian i ishte vendosur gjobë prej 100 mijë eurosh nga Edmond Arapi nga Himara, i akuzuar me parë për plagosje.

46-vjeçari e ka kërcënuar disa herë italianin që t’i jepte paratë. Italiani nuk pranoi të paguante gjobën, ndërsa Edmond Arapi më pas organizoi vendosjen e tritolit ne fasoneri.

46-vjeçari fillimisht kontaktoi një 16-vjeçar, i cili më pas ka vjedhur një biçikletë dhe më pas Arapi i ka siguruar edhe sasinë e tritolit 16-vjeçarit duke i premtuar 1 milion lekë të vjetra për t’i vendosur tritolin fasonerisë së italianit.

Pas vendosjes së tritolit autori 16-vjeçar dhe porositësi janë larguar për t’u fshehur, ku i mituri u arrestua në Valias, ndërsa Edmond Arapi në Himarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here