“Po ndjekim hetimet”, Komisioni Europian reagon për çështjen “Beleri”

0
83

Komisioni Europian ka reaguar mbi çështjen e arrestimit dhe burgosjes së Fredi Belerit, kryebashkiakut të Himarës.

Një zëdhënës i Komisionit Europian i tha Alice Taylor, autores së “Inside Albania” në Euronews Albania, se nuk mund të komentojnë për zhvillimin e hetimeve të cilat po zhvillohen.

Zëdhënësi ka pohuar se janë në dijeni të rastit.

“Ne vijojmë t’i ndjekim zhvillimet. Nuk mund të komentojmë hetimet në vijim dhe kërkojmë që të sigurohet vazhdimësia e procesit,” u shpreh zëdhënësi i Komisionit.

Sa i takon zgjedhjeve lokale, ata u shprehën se “rastet e keqpërdorimit të burimeve publike në nivel kombëtar dhe lokal, pretendimet për presion ndaj votuesve dhe punonjësve të administratës dhe në veçanti për blerjen e votave, janë shqetësuese dhe duhen hetuar përkatësisht.”

Komisioni Europian shtoi se palët politike duhet të angazhohen në një dialog dhe “të adresojnë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.”

Fredi Beleri i ka mohuar të gjitha akuzat e hedhura ndaj tij për shit-blerje votash. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha të premten mandatin e kryebashkiakut të Himarës.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve. Rasti i tij solli reagime të ashpra nga Greqia e cila u vu menjëherë në lëvizje dhe kërkoi lirimin e Belerit. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha pas takimit me homologun grek Nikos Dendias, se Beleri do të trajtohet njësoj si çdo shtetas shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here