Sander Lleshi flet për nivele sigurie…!!! Ende nuk e ka kuptuar situatën e rëndë, 11 të vrarë në Shkodër…

0
154

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi duket se ende nuk e ka kuptuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet qyteti i Shkodrës, ku nuk flitet më për siguri.

Paraditen e të hënës, Lleshi prezantoi prefektin e ri Valdrin Pjetri.

Gjatë këtij prezantimit, ministri Lleshi ka folur për sigurinë në Shkodër ku është shprehur se ky qytet është sfiduar disa herë nga krimi.

‘Niveli i sigurisë në Shkodër është sfiduar disa herë nga goditjet e krimit. Ftoj qytetarët  të bashkëpunojnë me Policinë për të goditur krimin e organizuar’, tha Lleshi.

Por pas 11 vrasjeve dhe asnjë të zbuluar nga polcia, duket se ministri ende flet për nivele sigurie, në një vend ku nuk ka asnjë të tillë.

Ditën e shtunë u ekzekutuan 2 vëllezërit, Astrit dhe Brahim Bilali. Pas kësaj ngjarje, ministri Lleshaj ka komunikuar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, duke emëruar në këtë post Niko Brahimajn.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here