Katastrofë mjedisore, plehrat dhe mbetjet spitalore të Lezhës hidhen në brigjet e lumit Mat (VIDEO)

0
152

Mbetje të ndryshme përfshirë dhe spitalore hidhen në brigjet e lumit Mat, 100 metra larg burgut të Shënkollit në Lezhë.

Ky vend është kthyer në landfill mbeturinash të cilat dyshohet se shkarkohen gjatë natës në një perimetër të konsiderueshem, duke krijuar ndotje mjaft të madhe në të gjithë zonen përreth.

Kjo situatë vijon prej kohësh, ndërsa me rritjen e prurjeve të lumit mbetjet përpihen nga rrjedha e ujit dhe përfundojnë në det.

Deri më tani institucionet përgjegjësë kanë heshtur përballë kësaj katastrofe mjedisore, duke mos gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit.

Kryebashkaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është përgëzuar publikisht disa herë nga kryeministri Edi Rama për menaxhimin e plehrave në këtë qytet, edhe pse kjo katastrof♪7 mjedisore vijon prej vitesh në Lezhë.

https://www.youtube.com/watch?v=1RMmtzxNnsQ

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here