“Parisi i mbylli dyert Tiranës”/ Mediat europiane “vulosin” fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

0
108

Kancelarja gjermane, Angela Markel dhe presidenti i Francës, Emmanuele Macron kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Kancelarja gjermane i ka përmendur presidentit francez faktin se për hapjen e negociatave duhet një vendim unanim.

“Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”, është shprehur ndër të tjera Merkel.

Por Macron vijon ti mbetet besnik deklaratave të mëparshme, duke theksuar se duhet reformim i procedurave të pranimit të shteteve në BE.

“Euroacitve” shkruan se “Franca ka frenuar zgjerimin” ndërsa “Le Monde” thotë se “Parisi i mbylli dyert Tiranës dhe Shkupit”.

“Këto vende do të jenë pjesë e Bashkimit Europian një ditë. Por është shumë herët për të folur mbi hapjen e procesit ligjor drejt zgjerimit”.

Ndërkohë nga Berlini, sipas një zyrtari të qeverisë, Kancelarja Merkel do të diskutonte me Presidentin francez para samitit të 17-18 tetorit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here