Ankohet Vuçiç për veriun e Kosovës: S’ka pasur kurrë krizë më të madhe

0
74

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës, ka thënë se nuk ka pasur krizë më të madhe dhe më të rendë në atë pjesë të vendit.

Këto Vuçiç i ka thënë gjatë një mitingu në Beograd, duke bërë të ditur se pasi të mbarojë ky tubim do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

“Sot, sikur qëllimisht e priten ditën kur një numër i konsiderueshëm burrash nga veriu i Kosovës do të vinin në Beograd, për të sulmuar ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçana dhe Leposaviq, dhe përfaqësuesit e Quintës ndaj gjithë kësaj heshtën, tani e dënojnë, pasi ju lejua shqiptarëve të mbarojnë punën e tyre, nuk kemi pasur një krizë më të vështirë dhe më të madhe, sapo të përfundojë ky takim madhështor, do të kemi një takim për sigurinë kombëtare dhe do të flasim për atë se çfarë do të bëhet me Kosovën, dhe kam frikë, kam frikë nga shumë të këqija sepse e di me kë kemi të bëjmë. Dhe për këtë dhe për shkak të gjithçkaje që na ndodhi, ne kemi nevojë për unitet, bashkim, bashkim më shumë se kurrë”, ka thënë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here