Berisha: Hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh !

0
125

Berisha: Tani kam një problem me rendin e ditës. Çështja e rrogave.
Të dashur deputetë, unë do shpreh mendimin tim përpara jush.
Emergjencë e të gjitha emergjencave për mua është votimi i minimumit jetik.
Ne, duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit ka përdorur ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimumi jetik aktualisht në Shqipëri është 200 euro.
Ndaj dhe ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik.
E kemi premtuar edhe gjatë fushatës. Shqipëria i ka të gjitha kushtet për ta përballur.
Minimumi nënkupton që nuk ka shqiptar që nuk do ketë të paktën 200 euro për pagën e tij.
Nuk është e vërtetë se kjo është për 3 milionë shqiptarë, kjo është shtesë mbi pensionet, mbi ndihmën ekonomike, por kjo është plotësisht e përballueshme.
Ndaj ne do bëjmë në parlament një betejë të fuqishme për të mos filluar nga rritja e rrogave për deputetët dhe ministrat, por duke filluar me minimumin jetik.
Mendoj të përgatisim amendamentin dhe nesër kjo do jetë tema jonë kryesore në parlament.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here