“Bashkë Fitojmë” ankimim në KQZ për 14 majin, ja bashkitë që opozita kërkon rinumërim të votave

0
151

Një numër i lartë kërkesash ankimore nga opozita kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sa i përket procesit zgjedhor të 14 majit.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar rinumërim në të gjitha kutitë e votimit në Bashkinë Rrogozhinë, për kryetarin por edhe për këshillat bashkiake, ku pretendohet për manipulim të votave.

Jo vetëm kaq, por është bërë kërkesë ankimore edhe për Bashkinë e Kamzës. Ka pretendime se në këtë bashki ka pasur një numër të lartë parregullsish që kanë bërë që procesi i numërimit të votave të mos jetë bërë i rregullt.

Gjithashtu është kërkuar shikimi i kamerave të qendrave të votimit. Kërkesa për rinumërim të votave është edhe për Bashkinë e Kuçovës, dhe gjithashtu ka kërkua pavlefshmëri në disa qendra votimi për Bashkinë e Krujës, për Bashkinë Belsh është kërkuar rinumërimi i kutive të votimit.

Sakaq pritet të shihet se kush të jetë vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here