Artan Fuga: Shihni zgjedhjet në Greqi, votojnë pas perdes dhe fshehtësia e votës e sigurtë

0
226

Profesor Artan Fuga tha për Euronews Albania se duhet të marrim shembull nga qetësia me të cilën zhvillohen zgjedhjet në Greqi.

Këtë të diel në Greqi po bëhen votimet për të zgjedhur qeverinë e re dhe deri më tani duket se çdo gjë ka shkuar pa incidente.

Nga pamjet e marra nga qendrat e votimit, një detaj që bie në sy është se kabina e fshehtë është e rrethuar me perde, e cila sipas Fugës është që të mbrojë edhe shpinën e votuesit.

“E para shikoni komisionin e votimit. Janë të gjitha gra. Janë gra se burrat nuk pranojnë të shkojnë, sepse nuk e kanë durimin e grave. Dhe janë gra që janë mësuese pensioniste dhe nuk bëhet fjalë fare që të jenë të fortë, e të jenë numëruesit gjithë muskuj.

Tjetra shikoni si është e ndërtuar kabina e fshehtë. Është e ndërtuar me beze, por për çfarë është ajo beze? Ajo siguron shpinën e votuesit. Unë kam parë në kronika që u dhanë në zgjedhjet lokale tani, shpina e votuesit zbuluar.

Nuk është standard ai. Standard është ky, shikojnë se është vend i Bashkimit Europian, shkon zotëria atje, hap perden futet brenda perdes, voton atje dhe mbaron punë. E katërta shikoni qetësinë në qendrën e votimit. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për qetësinë shpirtërore të zgjedhësit”,-tha Artan Fuga.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here