Arsenal ia dorëzon titullin Manchester City-t, Guardiola kampion pa zbritur në fushë 

0
119

Mbyllet çështja titull edhe në Premier League ku Manchester City është shpallur zyrtarisht kampion edhe pse sot nuk luajti. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola përfiton nga humbja 1-0 e Arsenalit në fushën e Nottingham Forest dhe në këtë mënyrë, kryeson me 4 pikë më shumë kur në dispozicion të londinezëve ka mbetur edhe një ndeshje deri në mbylljen përfundimtare të sezonit.

Në 14 ndeshjet e fundit Manchester City nuk ka regjistruar asnjë disfatë dhe ka shënuar plot 39 gola duke pësuar vetëm 8. Nuk ka pësuar më shumë se një gol në një ndeshje, ndërsa momentalisht ekipi bardhekaltër është në garë edhe për FA Cup ku do të ndeshet në finale me Manchester United dhe do të sfidojë gjithashtu Interin në finalen e 10 qershorit në Stamboll.

Manchester City i Pep Guardiola-s, bëhet ekipi i dytë në historinë e Premier League që ka fituar tre titujt rresht pasi një gjë të tillë e ka bërë më parë Manchester United me Alex Ferguson. Arsenal arriti ta zgjeronte diferencën me Manchester City deri në 8 pikë por në pjesën e fundit të sezonit skuadra kampione rikuperoi edhe falë dy fitoreve të drejtëpëdrejta ndaj kryesuesve. Ky është titulli i pestë në 6 sezonet e fundit ndërsa nëse fiton tripletën e trofeve, City do të barazonte një tjetër rekord të United pasi një gjë të tillë më parë e kanë bërë djemtë e Ferguson në vitin 1999.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here