Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Grudë të Shkodrës.
Burime paraprake bëjnë me dije se është qëlluar me armë ndaj një banese, ndërsa nuk ka ende të dhëna mbi dëme në njerëz.
Mësohet se të shtënat kanë ardhur nga dy persona, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Policia Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues ne lagjen Skenderbeg Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.