“Skema e manipulimit të rezultatit në Shkodër”,Akil Kraja:Ushtrohej presion psikologjik ndaj votuesve, duke i shoqëruar deri brenda tek kutia e votimit !

0
205

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja ka qenë i ftuar në SYRI TV.

I pyetur në lidhje me situatën e votimeve të Shkodrës, Kraja tha se “aty vota merrej nën kontroll nga grupe të caktuara që qëndronin në qendrat e votimit dhe shoqëronin votuesit deri tek kutia”.

Akil Kraja: Për sa i përket Shkodrës në rrafshin matematikor nuk ka asnjë logjike. Kur një kandidat rritet me 10 përqind dhe kandidati tjetër në një mënyrë krejtësisht jolineare me traditën e zgjedhjeve te shkuara vendore dhe legjislative, tregon se kemi një dyfishim të një kandidati dhe 10 përqind të një kandidati tjetër. Diçka që edhe në rrafshin historik të zgjedhjeve në Shkodër, por edhe në qytete të tjera, nuk ndodh. Pra, kemi një fryrje, e cila është artificiale nga krahu i pushtetit.

Kam qenë në Shkodër këtë të diel dhe jam dëshmitar në vetën e parë të situatave të jashtëzakonshme se si grupe të caktuara merrnin nën kontroll votën, duke ushtruar realisht një presion psikologjik ndaj votuesve, duke i shoqëruar deri brenda tek kutia e votimit.

Kam qenë tek një qendër votimi që ishte si stallë, pa dritare, pa dyer. Dhe njerëzit vinin e votonin pa asnjë siguri dhe votonin të përcjellur. Në çdo qendër votimi që kam kaluar kishte makina me xhama të zinj e fouristrada të shtrenjta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here