Manipulimi industrial: Zbulohen 3 raste të ‘Trenit Bullgar’

0
116

Rasti më i rëndë i abuzimit në procesin zgjedhor në rang global është regjistruar në Bashkinë e Divjakës. Komisionerët kanë zbuluar fenomenin e “trenit bullgar” apo sistemi karusel, ku fletët e votimit dalin nga qendra e votimit, për t’u plotësuar nga votuesit jashtë saj. Zbulimi i këtyre rasteve komprometon të gjithë procesin në Bashkinë e Divjakës

SYRI TV

Jo vetëm blerje e intimidim të votuesve, por nga Divjaka vjen një tjetër denoncim sa i përket manipulimit të procesit zgjedhor.Në Bashkinë e Divjakës është zbuluar manipulimi i votave i njohur botërisht si sistemi ‘Karusel’ apo ‘Treni Bullgar’.

Sipas kësaj metode, një prej votuesve futet me fletë të falsifikuar në dhomën e fshehtë të votimit dhe pasi ndërron fletën, fletën e votimit të falsifikuar e hedh në kuti dhe nxjerr jashtë qendrës së votimit, fletën e saktë të votimit që mori nga komisioni, e cila më pas përdoret në formë zinxhiri nga të gjithë votuesit e paguar.

Votuesi i paguar merr fletën e votimit të plotësuar nga personi jashtë qendrës së votimit dhe pasi shkon e hedh në kuti, duhet t’i dorëzojë mbrapsht porositësit fletën bosh që ka tërhequr nga komisioni. E kjo praktikë ndiqet zinxhir nga votuesit me radhë, që në proceset zgjedhore njihet si sistemi “Karusel” apo “Treni Bullgar”. Kjo është zbuluar nga një prej numëruesve, që denoncoi këtë abuzim, e vetëm në një qendër numërimi janë konstatuar tre fletë të falsifikuara.

Por praktika e “Trenit Bullgar”, është një nga metodat më të rënda të abuzimit në procesin zgjedhor, pasi me nxjerrjen e një flete votimi, e cila shkon zinxhir, krijohet mundësia e krijimit të një rezultati fiktiv ndryshe nga vullneti i qytetareve. I pyetur nga Syri TV, komisioneri Ilirian Celibashi u shpreh se rasti duhet verifikuar, por tentoi të shmangë rëndësinë e kësaj shkelje.

Çuditërisht të gjitha fletët e konstatuara si të falsifikuara i përkisnin kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Divjakës, Josif Gorrea.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here